Artan Grubi vazhdon diplomacinë e BDI-së - tetova1.com

Artan Grubi vazhdon diplomacinë e BDI-së


grubidiplomat
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Sep 24, 2014





Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka takuar sot në ambientet e Kuvendit ambasadorin e Greqisë në Shkup, Haris Lalakos.
Në njoftimin për medie, takimi është vlerësuar si miqësor dhe në të thuhet se janë diskutuar zhvillimet politike në të dyja vendet tona dhe në rajon, integrimet euroatlantike të vendit dhe bojkoti i opozitës, njofton Zhurnal.
Grubi mësohet të ketë thënë se vendi i opozitës është në Kuvend sepse “besimin e qytetarëve e kanë fituar për t’i përfaqësuar ata në Kuvend, kështu që deputetët e LSDM dhe PDSH kanë përgjegjësi para qytetarëve që ti mbrojnë dhe përfaqësojnë interesat e tyre në legjislativ. BDI inkurajon kthimin sa më të shpejtë të deputeteve të opozitës në Kuvend”.
Në lidhje me integrimin euroatlantik të Maqedonisë, Grubi theksoi se “ky proces është prioritar për Bashkimin Demokratik për Integrimin dhe pa asnjë alternativë andaj dhe kërkojmë që palët të ulen sa më shpejtë dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për Shkupin dhe Athinën”.
“Për ta arritur këtë, duhet edhe të ndërtohet një klimë e mirëbesimit dhe konstruktivitetit nga të dy palët sepse vetëm kështu sigurohet e ardhmja e qytetarëve tanë, por edhe stabiliteti i qëndrueshëm i rajonit”, citohet të ketë thënë Grubi.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net