Prej nesër hyjnë në fuqi rregullat e reja për qëndrim mbi 90 ditë në BE - tetova1.com

Prej nesër hyjnë në fuqi rregullat e reja për qëndrim mbi 90 ditë në BE


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Sht 24, 2014





Qytetarët e Maqedonisë që do të duan të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në ndonjërin nga vendet e Zonës Schengen, do të duhet të japin gjurmët e gishtërinjve.
Bëhet fjalë për ata qytetarë që për qëndrimin e tyre prej më shumë se 90 ditësh do të aplikojnë pranë ambasadës përkatëse, njofton Zhurnal.
Rregullat e reja kërkojnë që aplikuesit për vizë ose leje qëndrimi t’i merren gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia digjitale.
Kjo, megjithatë, nuk do të vlejë për qytetarët që në kuadër të regjimit pa viza do të mund të udhëtojnë për më pak se 90 ditë, në vendet e Schengen-it.
Në kategorinë e qytetarëve që duhet të aplikojnë për leje qëndrimi përfshihen studentët, punëtorët dhe ata që kanë nevojë të qëndrojnë për më shumë se 90 ditë në Zonën Schengen.
Ata që kanë nxjerrë një herë vizën me rregullat e reja, nuk do të duhet të përsërisin procedurën e skanimit të gishtërinjve.
Mësohet se kjo masë e re do të aplikohet nga 25 shtatori, e enjte, në 16 vende, si Maqedonia, Turqia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Ukraina, Ermenia, Gruzia, Rusia, Kina, Japonia, Britania e Madhe dhe Irlanda.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net