Fluturimet mbi Çegran, “Gostivari 2014” - tetova1.com

Fluturimet mbi Çegran, “Gostivari 2014”


shabedin41
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Sep 25, 2014





Në fundjavë, pikërisht më 26-28 shtator, në Çegran të Gostivarit, do të mbahen garat e kampionatit kombëtar në fluturime të lira, në të cilin përveç paraglajdistëve të Kosovës, marrin pjesë edhe ata nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Është kjo gara më joshëse, në të cilën për titullin e kampionit do të luftojnë pilotët më të mirë të këtyre shteteve, ndërkohë që favoritët kryesor janë Xhonatan Islami i Shqipërisë, dhe Hyzdri Gubetini i Kosovës, të cilët ka kohë që janë rivalët më të mëdhenj në garat kombëtare.
Natyrisht se nuk duhet harruar as Ilir Kafazin e Eduard Dacin, por edhe ndonjë paraglajdistë tjetër, i cili mund të befasojë për të mirë.
Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është promovimi i aktivitetit të madh, siç është kampionatit kombëtare, por dhe bashkëpunimi ndërmjet Federatave të këtyre vendeve.
Aeroklubi i vetëm shqiptar nga Gostivari, me në krye të palodhshmin Mentor Saitin, ka bërë përgatitjet e fundit për garë dhe të gjithë janë shprehur se të gatshëm i presin mysafirët e shumtë. Tetova në këtë eveniment do të përfaqësohet nga Shabedin Ismaili.

Të gjithë shpresojnë që edhe moti të jetë i përshtatshëm në mënyrë që edhe spektakli të jetë më madhështor.

 

Në foto Shabedin Ismaili

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net