Demiri: Mjerim, na udhëheqin njerëz që nuk e njohin historinë - tetova1.com

Demiri: Mjerim, na udhëheqin njerëz që nuk e njohin historinë


Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Sht 28, 2014





Përmendorja e Metodija Shatarovit-Sharlo hutoi BDI-në dhe nxori në pah se sa i pa informuar është subjekti politik pjesëmarrës në qeveri. Vlerësimi vjen nga analisti Alajdin Demiri i cili theksoi për Alsat, se skandali i shefit të kabinetit të kreut të BDI-së flet se pushtetin e drejtojnë njerëz që nuk kanë njohuri rreth historisë së vet.

“Përmendorja e fundit është si duket përmendorja e Metodij Sharlo Shatorov e cila krijoi skandale, mirëpo do të krijojë edhe skandale të cilat do të vijnë për arsye se bëhet fjalë për një bashkëpunëtor të fashizmit në kohën e Bullgarisë. Nga ana tjetër, injoranca e BDI-së atë e quajti Nexhat Agolli që në njëfarë mënyre dëshmon se këta njerëz nuk kanë kuptim, këta njerëz nuk e njohin as historinë e vet dhe tentojnë të bëjnë politikë. Kjo është tragjike dhe shpreh në një mënyrë situatën e rëndë brenda në BDI, e cila ka humb kuptimin për çdo gjë”, u shpreh Alajdin Demiri, analist.

Demiri shprehet se projekti “Shkupi 2014” duket se nuk do të përfundojë këtë vit, pasi është bërë e modës që partia maqedonase në pushtet të mashtrojë gjithë opinionin, me qëllimin e promovimit të rrejshëm të historisë.

“Shkupi 2014 do të jetë një projekt i cili do të vazhdoj një kohë të gjatë. Përmendorja e fundit nxiti një bujë të madhe për disa arsye. Arsyeja e parë është se vazhdon trendi që njëherë të vendoset përmendorja dhe pastaj të emërohet, kështu ishte me Lekën e Madh, njëherë e vendosën dhe e quajtën kali, ushtari në kalë dhe më pas filluan ta quajnë Leka i Madh”, deklaroi Alajdin Demiri, analist.

Nga ana tjetër, BDI-ja që pret me padurim vendosjen e vetëm tre përmendoreve shqiptare, ende nuk i ka parë ato, pavarësisht se projekti ka vite tashmë që zgjerohet nga dita në ditë. Bedri Rexhallari

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net