Thaci kërkoi falje që e ka mbështetur Ziadin Selën - tetova1.com

Thaci kërkoi falje që e ka mbështetur Ziadin Selën


menduh-grusht
Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Sht 28, 2014





Pasi kërkoi falje Ziadin Sela që e ka përkrahur sipas tij njeriun e Sasho Mijallkovit, Menduh Thaçin, këtë e ka bërë edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaci në fjalën e tij në Kuvendin e degës në Strugë, ku u kërkoi falje anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partia që ka mbështetur dhe apeluar në të kalurën pro Ziadin Selës.

Ai, kryetarin e Komunës së Strugës e përkufizoi si një figurë që nuk ka asnjë lidhje me njerzillëkun ,shqiptarinë dhe PDSH, duke mos e përjashtuar edhe përgjegjësinë e tij që e ka mbështetur atë në të kalurën.

“U kërkoj ndjesë sinqerisht të gjithë juve që u binda apo u apelova që të votoni për një figurë e cila tashmë katërcipishtë është vërtetuar, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me njerzillëkun, me shqiptarinë dhe me PDSH-në.Sinqerishtë ,u kërkoj ndjesë sepse kjo është përgjegjësia ime.Pse nuk them se është faji im, si pjestar i një familje flasë hapur dhe mos keqkuptohemi, nuk e marr të nderuar prezentë si fajin tim ,sepse unë nuk jam as zot as edhe profet që do të ndodhi tradhëtia.Nuk mund ta parashoh, por kur ndodh jam i pamëshirshëm me të pamarr parasysh se kush është me të”, theksoi ai.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net