Maqedoni, rrogat prej sot më të larta për 4 % - tetova1.com

Maqedoni, rrogat prej sot më të larta për 4 %


Kategoria: Ekonomi / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Tet 1, 2014





Në Maqedoni prej sot punonjësit e administratës shtetërore dhe buxhetorët do të kenë paga më të larta për 4 për qind.

Kjo rritje pagash është miratuar nga Qeveria në kuadër të programit të saj për rritjen e pagave 2014 – 2018. Në kuadër të këtij planifikimi, nga viti i ardhshëm fillon edhe rritja e pensioneve dhe ndihmave sociale për 5 për qind. Rritja e rrogave u promovua nga kryeministri Nikola Gruevski me rastin e 100 ditëshit të qeverisë së tij të re.

Në bazë të përllogaritjeve është publikuar nga disa media edhe përllogaritja e rrogave që kanë qenë deri tani dhe ato të rritura prej sot për 4 % . Sipas llogaritjeve rrogat në vlerë denari rriten për 600 denarë (rreth 10 euro) tek pagat e ulta, ndërsa për 1600 denarë (27 euro) tek pagat më të larta.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net