Borxhi i jashtëm i Maqedonisë shkon në 5.74 miliardë euro
|
Borxhi i jashtëm bruto në 6 muajt e parë të vitit është 5.74 miliardë euro ose 71.66 për qind e Bruto Prodhimit Vendor (BPV).
E dhëna e tillë jepet nga Banka Popullore, sipas së cilës, borxhi më i madh është ai i Qeverisë kundrejt institucioneve të huaja financiare (1.6 miliardë euro).
Sipas të dhënave, vetëm në tremujorin e dytë të vitit, është shënuar rritje e borxhit me 133 milionë euro.
Rritja e borxhit është kritikuar shumë herë nga opozita maqedonase, e cila për këtë fajëson Qeverinë dhe politikat e saj të shpenzimeve irracionale.










