MPB rrit dënimet: 500 euro për tejkalim shpejtësie! - tetova1.com

MPB rrit dënimet: 500 euro për tejkalim shpejtësie!


policia-radar
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Oct 2, 2014





Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron rritjen e dënimeve për kundërvajtjet në trafik. Sipas inspektorit Ivo Najdovski nga MPB, do të rriten dënimet për tejkalim shpejtësie, komunikim në telefon dhe për mospërdorim rripi.

Për Kanal5, ai thotë se për tejkalim shpejtësie, në masën 50 km/h më shumë se norma e lejuar, do të parashihet 500 euro dënim.

Nëse drejtues i mjetit refuzon të paguajë dënimin, atij do t’i regjistrohen poenë negativë dhe pas dy rasteve të tilla, do t’i merret patenta e shoferit.

Në rastet kur drejtuesi i mjetit është i dehur, policia ka të drejtë, përveçse ta dënojë, edhe ta shoqërojë atë deri në zhdehjen e tij.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net