‘Gjuha e kaltër’, ulë shitjen e kurbaneve - tetova1.com

‘Gjuha e kaltër’, ulë shitjen e kurbaneve


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Tet 3, 2014





Sëmundja e Gjuhës së Kaltër tek bagëtitë e imta, ka bërë që blerja e kurbaneve me rastin e festës së Bajramit, të bjerë.

Në prag të festës së Kurban Bajramit, shitja e kafshëve është minimale. Shitësit por edhe blerësit e kafshëve në Shkup dhe Tetovë pajtohen se çmimet janë të kapshme, mirëpo thonë se sëmundja “Gjuha e Kaltër” është shkaku kryesor që shitja e kurbaneve ka pësuar rënie drastike, në krahasim me festat e kaluara.

A keni dalë të blini kurban? Po po. Si po ju duken çmimet. Çmimet lirë por sivjet nuk bën puna.
E mora një. Lirë, badihava, 100 euro, pa para.

“Çmimet janë reale. Populli e sheh kafshë të sëmura nuk ka nuk gjendet asnjë, para populli nuk ka sa donë dikush ajo është krejt”.

“Çmimet na duken pak të shtrenjta ama se s’kemi mundësi me ble, s’kemi”

Shitësit thonë se edhe pse çmimet janë reale, blerës nuk ka.

“Me shitjen sivjet nuk jemi aspak të kënaqur. Shitje nuk ka aspak se Bashkësia Islame këto gjanë e vogla nuk i merr, gjanë e vogla kanë mbetur, fjala se janë të sëmura. Sharri nuk i ka kafshët e sëmura”.

“Hiq me thane, nuk kemi patë shitje. Nuk e di se përse. Se di çfarë të them. Vjet ka pasur shitje më shumë së sivjet”.

“Jo jo. Nuk ka shitje. Vjet më mirë ka qenë por sivjet jo. Ende nuk ka blerës. Ndoshta pas dite do të ketë diçka”.

“Ka pak por dobët. Diçka ka problem me mallin. Njerëzit janë të frikësuar. Vjet kemi pasur më shumë. Por do të shohim pas xhumasë. Ndoshta do të ketë më shumë shitje. Sidoqoftë populli ka interesim”.

“Çmimet janë këto, bile poshtë kanë shkuar, rritje nuk ka, një kurban 100 euro deri në 120 apo 110 qashtu janë”.

Nga Veterinaria e Shkupit thonë se sëmundja ‘Gjuha e Kaltër’ nuk mund t’i infektojë njerëzit, por gjithsesi ata apelojnë për kujdes gjatë blerjes.

“Tek spitali jonë janë paraqitur rreth 6 raste të kësaj sëmundjeje, sigurisht që ka edhe shumë raste të pa lajmëruara që nuk kanë kërkuar ndihmë tek ne. Atje ku është vërtetuar prania e sëmundjes, është ndaluar lëvizje e kafshëve. Është ndaluar shitja dhe lëvizja e tyre.Unë do të rekomandoja që kafshët të blihen vetëm në pazare për bagëti edhe atë me dokumente të rregullta mjekësore, vërtetim për gjendjen shëndetësore, dhe prej vendeve ku nuk ka qenë paraqitur ndonjë rast sëmundje”, deklaroi Jasminka Serafimovska, Spitali Veteriner Shkup.

Çmimi minimal për një kurban, sivjet është 100 euro kurse maksimal deri në 150 euro. Por për shumicën e qytetarëve ky rit fetar tashmë prej disa vitesh është përjashtuar nga lista e prioriteteve për shkak të krizës ekonomike gjithnjë e më të thellë. Ferikan Iljazi

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net