OEMVP uron besimtarët për Kurban Bajramin
Ndiej kënaqësi shpirtërore për nderin që më është dhënë që në emër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, të gjithë qytetarëve të besimit Islam t’ua uroj Festën e bekuar të Kurban Bajramit!
Në këtë Festë madhështore dhe të lavdëruar tek Krijuesi ynë, lutemi të gjithë që prosperiteti, paqja, solidariteti, mirësia dhe toleranca të jenë bekimet e Zotit për të gjithë qytetarët tanë. Uroj që mëshira e Krijuesit tonë të na përcjellë në çdo hap të jetës sonë profesionale dhe private.
Duke falënderuar bashkëpunëtorët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, uroj që kjo Festë e Kurban Bajramit të na bashkojë dhe në përpjekjet e mëtejshme për përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend, duke shënuar progres në veprimtaritë Tuaja.




