Shkëndija dhe Kozniku fitojnë në Shtip, Renova deklason Teteksin në derbin e Tetovës
Në Shtip, ekipi i Shkëndijës në krye me Ardian Koznikun vazzhdoi serinë e fitoreve. Serinë e golave e filloi Hristijan Kirovski I cili e hapi rezultatin në minutën e 31 kur pas dëbimit të topit nga portieri Gaçevski pas gjuajtjes së Ivan Mitrovit ariti të shënoj gol.
Në pjesën e dytë Vruçina e rriti epërsinë në 0:2 në minutën e 60, kurse gjashtë minuta më vonë Kirovski edhe një herë u regjistrua në listën e golashënuesve. Golin e nderit për vendasit e shënoi Goran Zdravkov në minutën e 78.
Gjithashtu edhe Renova ariti të shëoj fitore bindëse 0:4 ndaj ekipit të Teteksit. Golashënues ishin Emran Ramadani në minutë 1’dhe 62’, Mojsov 49’, Gafuri 90’
Rezultatet, java e10-të
Teteks-Renova 0-4 (Ramadani 1’, 62’, Mojsov 49’, Gafuri 90’)
Bregallnica-Shkëndija 1-3 (Kirovski 30’, 67’, Vrucina 60’ (Sh), Zdravkov 79’ (B)
Metalurg-Rabotnicki 1-2 (Velkoski 12’, Altiparmarkovski 67’ (R), Leskarovski 86’ (M)
H. Turnovo-Sileks 0-1 (Duranski 46’)
Vardar-Pelister 1-0 (dje)
Renditja: Vardar 24, Shkëndija 18, Metalurg 17, Sileks 16, Rabotnicki 16, Pelister 15, H.Turnovo 13, Renova 12, Bregallnica 5, Teteks 2 pikë.




