Demolohet “Gaxha Bar”, lokali i Adrian Gaxhës
|
Pronari i lokalit “Gaxha Bar” në Çarshinë e Vjetër në Shkup është cak i sulmeve dhe rrënimin e imazhit të tij nga ana e personave të njohur. Këtë e ka theksuar pronari i këtij lokali, Emin Gaxha, babai i këngëtarit të njohur Adrian Gaxha.
Sipas tij, lokali i tij ka qenë cak i një sulmi në natën e Kurban Bajramit, kur një grup prej 13 personave kanë ndërhyrë në lokal dhunshëm, kanë shmangur pagesën e biletës për hyrje dhe më pas kanë demoluar lokalin.
“Vandalët në festën e Kurban Bajramit hyn me shufra në lokal dhe e demoluan ate, ndërsa kanë dëmtuar edhe partnerin tim. Ata janë në moshë prej 20 deri 30 vjet dhe se ky grup vazhdimisht bën probleme nëpër lokalet në Çarshinë e Vjetër”, theksoi Emin Gaxha.
Ata kanë shkaktuar incident, pasi që nuk i është lejuar që pa bileta të ndjekin mbrëmjen me këngëtarin Sinan Hoxha. Ata të revoltuar kanë hyrë brenda dhe kanë nisur thyerjen e xhamave dhe inventarit. Gaxha thekson se lokali ka video kamerat dhe se pret që policia të arrestojnë huliganët.
“Ata bëjnë probleme jo vetëm në lokalin tim, por edhe në lokale tjera. Unë jam shqiptari i parë si biznesmen që po flas hapur për këtë problem të madh. Unë dua që të mbrojë imazhin e shqiptarëve dhe mbijetesën e biznesit tonë kundër atyre që dëshirojnë probleme”, theksoi Emin Gaxha.










