Veton Ibrahimi përshëndet Kongresin e VI të PDSH-së dhe i uron punë të mbarë
Në pamundësi për të qenë prezentë fizikisht në Kongresin e VI të Partisë Demokratike Shqiptare, përshëndes të gjithë delegatët pjesmarrës dhe Kongresit i uroj punë të mbarë, shkruan Veton Ibrahimi.
” Do të perifrazoj diçka nga një shkrim i imi botuar kohë më parë. “Një popull që shet LIRINË e tij, nuk është në gjendja ta dallon manipulimin në emër të saj.
Shqiptarët në të kaluarën kanë qenë edhe të varfër, por asnjëherë nuk e kanë shitur LIRINË, përkundrazi kanë sakrifikuar gjithçka, kanë zhvilluar edhe luftra dhe kanë derdhur shumë gjak për LIRINË.
Shqiptarët as sot nuk duhet ta shesin LIRINË dhe as ta këmbejnë me privilegje personale, sepse nuk shesin vetëm LIRINË e tyre, por LIRINË e fëmijëve të vet, të ardhmen e tyre.
Prandaj të dashur shqiptarë, sidomos NE të Maqedonisë, duhet të ecim drejt, duhet të mos dorzohemi asnjëherë dhe të vazhdojmë të ecim drejt LIRISË pa asnjë kompromis”.
p.s
NE që ecim drejt mbase ghithmonë kemi qenë më pak apo jo shumicë, por gjithmonë faqebardhë duke vazhduar të ecim drejt dhe vetëm drejt. Karvani vazhdon të ecën drejtë, e ata që lehin le të lehin, janë mësuar të jenë pjesë e “shumicës”!
Të ecësh drejtë gjithmonë ka patur çmimin e vetë dhe mbase të paktë janë ata që janë të gatshëm ta paguajnë atë çmim!”, përfundon Ibrahimi.








