A do kthehet PDSH të enjten në Kuvend? - tetova1.com

A do kthehet PDSH të enjten në Kuvend?


pdsh-kongresi
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Hën, Tet 13, 2014





PDSH ende nuk e ka caktuar datën se kur do të kthehet në Kuvend. Partia ka marrë vendim për kthimin e saj në Kuvendin republikan, por nuk është caktuar data, ose seanca më e përshtatshme për ta bërë kthimin.

“E kemi diskutuar brenda partisë kthimin në Parlament, por ende nuk kemi vendosur se kur do të kthehemi” – thotë deputeti Orhan Ibrahimi, njëkohësisht edhe nënkryetari i PDSh-së. Arsyetimi se kthimi do të ndodh për shkak të rekomandimit të ndërkombëtarëve, lë të kuptohet se kthimi mund të ndodh pikërisht në seancën e 18 të Kuvendit, ku parashihet shqyrtimi i Progres Raportit dhe Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2015.

PDSh braktisi punimet e Kuvendit pas konfliktit fizik mes deputetëve të saj me ato të BDI-së, kur shqyrtoheshin amendamentet e PDSh-së për projektbuxhetin për vitin 2015.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net