Pasioni i kthyer në profesion
Rrëfimi i njëtrajtshëm shumë më ndryshe se të tjerët. Një rrëfim suksesi nga një djalosh i Tetovës i lindur në vitin 1991, e që shumë shpejtë u shndërua në atë që ëndëron dhe dëshiron të praktikojë në profesion jetësorë.
Enes Hamiti, emrit të të cilit duhet shtuar edhe epiteti ”kampion”, ka disa vite që meret me fitnes. Shumë shpejtë sporti arriti të definojë identitetin e tij dhe aktualisht është në përfundim të studimeve në fakultetin e shkencave sportive. Paralelisht ai si shumë të rinjë tjerë është duke kryer punën në një bar të qytetit të lindjes. ”E kaluara është një përvojë dhe kjo pikërisht më bëri shumë të fortë, kujtoj përvojën në një fëmijëri të kaluar jo edhe aq mirë si gjithë fëmijët tjerë, në varfësi dhe probleme të llojllojshme.
Historia prekëse e të ndjerit prindit tim që plot 17 vite dergjej i sëmurë dhe has gjithmonë në thënien se babai im është heroi im i vetëm, unë arrita të mësoj një gjë, të buzëqesh ndonjëherë edhe trishtueshëm dhe të zgjohem nga ëndërrat me shpresën e një realiteti ndryshe. Ndarja e dhimbshme sot numëron gjashtë vite të plota, ndërsa unë vazhdoj jetën me atë që është një në botë, me nënën. Ajo për mua është qiriu që djeg për të ndricuar jetën time e për këtë jam shumë mirënjohës”, thekson i riu tetovar.
”Talenti për sport ka nisur që kur kam pëlqyer fillimisht futbollin, por i ndjeri im atë nuk më lejonte nga frika e dëmtimeve që mund të më ndodhnin, ndoshta për faktin e mungesës materiale për të paguar shërbimet mjekësore po të më ndodhte dicka. Në ndihmë më doli një nga miqtë e tij më të mirë z. Xhemil Elezi i cili më gjeti edhe skuadrën që do ushtroja. Do vecoj momentet më interesante të asaj periudhe, por do përmend vetëm veshjet derisa dilja nga shtëpia për në stërvitje e kur kthehesha gjatë rikthimit ndalesat kanë qenë të zakonshme për pastrim nga balta e cila më kishte ngelur nga fushat e stërvitjes për të vetmin qëllim që im atë mos të shihte se kisha filluar me futboll”, tregon Enesi.
”Surpriza e rradhës ishte gjatë ndeshjeve kontrolluese simboli Shkëndija, ku para një paraqitje të jashtëzakonshme dhe mbresëlënëse në miqësoren ndaj tyre, ku mora ftesë për në klub duke filluar kështu edhe një karierë në mënyrën profesionale të mundëshme. Pas 3-4 vite stërvitje, vendosa të largohem. Karierën e vazhdova në disa klube të ndryshme por ana materiale më detyroi që për një moment të braktis sportin e dëshiruar. Nga futbolli migrova në futsall (futboll i vogël në salla) duke pasur momente shumë të mira madje edhe karakteristike në mbarë reprezentacionin e Maqedonisë. Motivimi, disciplina dhe inspirimi për mua u bë më vonë vetëm fitnesi pas disa takimeve me profesionin z. Emin Limani nga klubi Gladiator. Këtu filloi për mua një etapë e re jetësore në të cilën gjeta veten dhe tani me shumë pasion ushtroj fitnes që nuk mundem pa të. Do t’i lus moshatarët e mi, e sidomos ato që kanë potencialin dhe trupin e duhur, le të fillojnë të merren me sport, konkretisht fitness, sepse sporti në përmbledhje me fitnesin është hapje e dyerve të jetes, kënaqësi e shpirtit dhe zgjërim i miqësisë anë e mbanë botës”.
Trupi magnet, formimi dhe përsosja, bënë që kjo të bjerë në sytë e menaxherëve të ndryshëm të marketingut për veshje të brendëshme dhe ai pranoi një propozim tejet interesant, përmes publikimit të fotografive.




