Komuna e Strugës: “Abdylaqim Ademi dokumentet zyrtare i shkruan vetëm maqedonisht”
|
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Komunës së Strugës ka reaguar ndaj një dokumenti zyrtar që kësaj komune i ka ardhur nga Ministria e Arsimit vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabet latin, duke përjashtuar shkrimin me shkronja latiine vetëm të emrit të ministrit dhe nënshkrimit të tij., informon Drini.mk
Ja ç’thuhet tjetër në reagimin e Zyrës për Marrëdhënie me publikun të Komunës së Strugës:
“Përveç trumbetimit me të madhe nga ana e ministrave të BDI-së sa i përket përdorimit zyrtar të Gjuhës Shqipe, nuk egziston asnjë përmirësim në këtë drejtim, përkundrazi një gjë e tillë duket sa e largët aq edhe absurde në raport me atë çka ndodh në realitiet.
Ministri i Arsimit, përkatësisht sekretari i përgjithshëm i BDI-së, ‘’Абдулаќим Адеми’’ , jo që nuk ndërron emrat e shkollave, jo që nuk legalizon paralelet në Gjuhën Shqipe në Podgorcë, jo që nuk jep pëlqim për hapjen e paraleleve të reja në Gjuhën Shqipe, por edhe një dokument zyrtar drejtuar komunave, në këtë rast Komunës së Strugës , e dërgon të përpiluar vetëm në Gjuhën Maqedonase dhe në alfabetin cirilik, kurse në shkrimin latin qëndron vetëm emri i të sipërpërmendurit me gjithë firmën e tij.
Urojmë që ky reagim të mos i prishë marrëdhëniet e ministrit me Kryeministrin sa i përket marrëdhënieve ndëretnike. “






