Shkup, hapet panairi i parë për punësim
Qeveria në bashkëpunim me Agjencinë e punësimit hapi panairin e parë për punësim në Shkup, me të cilin pretendojnë që t’u mundesojnë qytetareve që kërkojnë punë të njoftohen drejtpërdrejt me punëdhënësit të cilët ofrojnë punë. Ne panair marrin pjese mbi 80 kompani vendase nga fusha të ndryshme, të secilat prezentojnë vendet e lira të punës.
“Panairi ka karakterin që t’i afrojmë kompanitë private me personat e papunë dhe të vendosim linjë direkte të bashkëpunimit ndërmjet personave, të cilët kërkojnë punë dhe punëdhënësve të cilët kërkojnë punëtorë për profesione të ndryshme….” thotë zv/ drejtori i Agjencisë për punësim, Abdyl Samet Shabani.
Panaire të këtij lloji do të prezentohen edhe në qytete të tjera të vendit si në Tetovë, Kumanovë dhe Manastir, Ohër,etj..






