Kontrolli i domosdoshëm si te Universitetet private poashtu edhe te ato publike
|
Prof.Dr. Izet Zeqiri
Ministria e Arsimit në vlerësimin e respektimit të ligjit mbi arsimin e lartë dhe standardet me të cilat janë akredituar institucionet arsimit të lartë krahas universiteve private duhet medoemos ti përfshijë edhe universitetet publike. Une përkrahë kontrollin nga Bordi i Akredimit dhe Evaluimit të institucioneve të arsimit të lartë, por nuk besoj se kjo do të jetë transparente dhe pa anime politike dhe partiake.
Bordi për Akreditim dhe Evaluim nuk është organ i pavarur në sferën e arsimit të lartë por është trup rregullatorë i politizuar. Bordi përbëhet nga 23 anëtarë nga të cilët 9 (nëntë) janë të propozuar nga konferenca interuniversitare, 9 (nëntë) anëtarë nga qeveria, dy nga akademija e shkencave, dy nga parlamenti studentorë dhe një nga punëdhësit. Prej kur ka ardhur kjo qeveri, numri i antarëve të bordit u dyfishua dhe qeveria e rriti numrin e antarëve të vetë nga katër anëtarë në nëntë antarë. Në këtë trup rregullator për fatë të keq ka antarë që edhe nuk i plotësojnë kushtet për të qen anëtarë të bordit. Kjo tregon se ky trup rregullator në arsimin e lartë nuk është i pavarur dhe vendimet e saja nuk mundë të jenë të paanshme.
Nëse qeveria dëshiron të vendos rregull në universitete si ato private dhe publike ajo duhet përmes Bordit të Akreditimit dhe Evaluimit dhe Inspektoratit Shetëror të Arsimit të vlerëson rishtas të gjitha universitetet pa përjashtim edhe ate çështjet si vijojnë:
1. Sa është Institucioni i arsimit të lartë autonom dhe sa siguron liri akademike. Sa institucioni e respekton ligjin e arsimit të lartë përmes statutit të tij dhe strukturave organizative?, a thua statuti i universitetit është në harmoni me ligjin apo është në kolizion me të?.
2. Përmes procesit të monitorimit të kontrollon: Vlerësimet e synimeve dhe perspektivat e hulumtimeve dhe mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë (misioni i institucionit); të vlerëson programet akademike edhe ate, a korrespondon programi akademik me misionin e institucionit dhe vizionin. A jep struktura e programeve mundësi të mjaftueshme për studime, reflektime dhe analiza të pavarura?; A kanë krahasueshmëri ndërkombtare programet studimore; A është caktimi i ECTS i duhur dhe i kuptueshëm?; A janë të përshtatshme rregullat për vlerësimin e studentëve (provimeve)?; A janë në proporcion të duhur personeli akademik me studentët?
3. Lidhur me stafin akademik, profesorët universitarë të angazhuar, inspektimi duhet të vlerësojë: A ka institucioni proporcion adekuat të personelit të përhershëm sipas standardeve dhe rregullores?, Ky personel i përhershëm a është i kualifikuar dhe a është gjendje që të mbulojë së paku 50% të ngarkesës së mësimëdhënjes pë secilin program akademikë. A demonstron personeli akademik zotësi të dëshmuara në nivele të larta akademike dhe didaktike dhe a janë kualifikimet e tyre në përputhje me pozitën që ata mbajnë brenda institucionit sipas kriterit bazë ?; A ka institucioni norma transparente, kompetitive dhe që kërkojnë cilësi për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit?.
4. Në fushën e organizimit dhe menaxhimit. Ky inspektim duhet të vlerësojë se a ka universiteti struktura transparente vendim marrëse?; A ka institucioni struktura transparente vendim marrëse për çështje akademike si dhe për ato joakademike?.
5. Menaxhimi i cilësisë, A ka institucioni sistem të sigurimit të cilësisë së mësimdhënies, hulumtimit dhe shërbimeve?; Cilat metoda të komunikimit, implementimit dhe dokumentimit i përdorë sistemi i menaxhimit të cilësisë?; A zbaton institucioni vlerësime të rregullta?
6. Në sferën e hulumtimit duhet të vlerësohet çfarë janë parashikimet e hulumtimeve të institucionit duke u bazuar në numrin dhe cilësinë e personelit të përhershëm?; A është i përfshirë personeli mësimdhënës në aktivitete hulumtuese brenda ose jashtë institucionit, dhe a kanë efekte këto aktivitete hulumtuese në përmbajtje të mësmimdhënies/kursit?; A janë të përfshirë studentët në projektet bashkëpunuese dhe hulumtuese?






