Letër e hapur për Ali Ahmetin - tetova1.com

Letër e hapur për Ali Ahmetin


Ali-Ahmeti-cigarja
Kategoria: Opinione

Postuar më: Hën, Tet 20, 2014





I nderuarai zotëri Ali Ahmeti,

Vendosa që tu paraqitem përmes kësaj letre të hapur Juve, me dëshirë që si shqiptar nga Maqedonia të flas publikisht, hapur për dilemat dhe shqetësimet që ndiej duke përcjellur me kujdes dhe vëmendje gjithë çka po ndodhë me pozitën e popullit tim dhe Tuajit në atë shtet­në Maqedoni.

Edhe pse fizikisht nuk ndodhem atje ­ jam fizikisht i ndarë për shkaqe ekzistenciale për familjen time, duke punuar në shtet tjetër për të mbijetuar së bashku me familjen, ngjashëm edhe si shumë bashkëkombas të mi, unë përcjell me vëmendje se çfarë po ndodhë në Maqedoni dhe se si ato zhvillime po reflektohen në pozitën dhe perspektivën tonë, neve shqiptarëve në atë shtet.

Luftëtarët tanë që luftuan dhe dhanë jetën për çështjen ekzistenciale të ekzistimit të popullit tonë në Maqedoni, as sot e kësaj dite nuk kanë realizuar të drejtat elementare të tyre. Ju jeni partner i koalicionit të garniturës qeverisëse, pra përfaqsues „zyrtar“ i Maqedonisë. Ju pyes Juve: vallë mos janë luftëtarët tanë dëmi kolateral i krijimit dhe ekzistimit të shtetit të soëtm të Maqedonisë? Si ka mundësi që pjestarët e forcave të armatosura maqedonase kanë realizuar të drejtat e tyre me srsyetimin se e „kanë mbrojtur“ Maqedoninë, ndërsa luftëtarët tanë kanë mbetur në ajër sikur të jenë ndonjë gabim statistikor? Po të mos ishin ata, a do të ishte sot Maqedonia shtet në të cilin ju si shqiptar do të mundeshit të jeni në majen e pushtetit qeverisës?

Më tutje, nuk është kurrfar sekreti që Partia Juaj është e tillë që promovon dhe shtyen në pozita administrative dhe të tjera vetëm ata shqiptar të cilët tregojnë dhe dëshmojnë lojalitet të parezervë ndaj kreut të Partisë dhe se pa miratimin­lejen e zëvëndëskryeministrit Musa Xhaferit asnjë bashkëkombas i yni, pavarësisht kualifikimin dhe pregatitjen profesionale, titull, aftësi, shkathtësi dhe eksperiencë nuk mundet të pranohet ose të vendoset në ndonjë vend pune adekuate me pregatitjen e tij shkollore dhe profesionale në sistemin e administratës shtetërore? Lojaliteti partiak dhe nepotizmi janë kriteret themelore i avansimit të shqiptarëve që është në dëm të interesave dhe pozitës së përgjithshme të gjithë popullit shqiptar në Maqedoni.

Përkundër premtimeve, a keni premtuar edhe në zgjedhjet e vitit 2011 kodra, male e fusha, për fat të keq nuk kemi përjetuar asnjë veprim asnjë potez dinjitoz, dhe të vendosur të Partisë Tuaj, që do të na përforëconte besimin se pa neve shqiptarëve nuk mund të realizohet dhe zhvillohet jeta politike në Maqedoni. Kujtoni vetëm premtimeve të mëdha për president konsensual në Maqedoni, që përfundoi me president sipas terkut dhe avazit të VMRO­DPMNE­së.

Mua personalisht, si shqiptar, kam kënaqssinë që në „Sobranien“ (Parlamentin) e Maqedonisë, Partia Juaj ka 19 deputet, por jam i dëshpruar kur shof se ky fakt nuk ka kurrfar efekti pozitiv për shqiptarët, për statusin e tyre kombëtar dhe shoqëror si dhe për jetën e përditshmërisë së tyre.

Është shumë vështirë të kuptohet fakti se kolegët Tuaj partiak në Maqedoni aq shumë janë të preokupuar me pozitat e tyre, lojërat kadrovike dhe interesave të ngushta partiake, sa që nuk arritën të sigurojnë asnjë deputet nga diaspora. Mund të kuptoj disi që nga Australia nuk kemi perfaqsues shqiptar, por ama nga tërë Europa ku jetojnë mijëra e mijëra bashkëkombas e bashkëatdhetar tanë shqiptar, nuk kemi arritur të sigurojmë së paku një deputet, vetëvetiu flet për humbjen katastrofale në planin ­ rrafshin politik dhe moral të Partisë Tuaj, që haptazi shifet se është e interesuar vetëm për realizimin e interesave ditore të individëve pushtetar dhe ka lënë anash tërë potencialin politik të shqiptarëve në diasporë, të atyre që atje jetojnë e punojnë, që tërësisht janë harruar nga elita e tyre politike.

Zotëri Ali Ahmeti, ka edhe shumë gjëra dhe shembuj konkret që do të mundesha të numëroj, por qëllimi im përmes kësaj letre të hapur nuk është që të shkaktoj dhe të nxis polemika dhe ndarje për „pro“ dhe „kundër“ qëndrimeve të mia personale por sinqerisht dhe hapur të shprehi dilemat e mia dhe shqetësimet për pozitën dhe ardhmërinë e popullit shqiptar në Maqedoni, të cilit edhe unë i përkas dhe me të cilin si individ i ndajmë të gjitha tmerret, ankthet dhe frikat, por edhe besimin për një të nesërme, për një të ardhme më të mirë dhe më fatlume.

Kur them për një ardhmëri më të mirë dhe më fatlume, mendoj edhe për një politikë shqiptare më vetëmohuese, më vendimtare, më këmbëngulëse dhe më të sinqertë, ku do të mund të kuptohet se asnjë interes personal, individual ose grupor, nuk mund të shitet si interes nacional, interes kombëtar i të gjithë shqiptarëve në Maqedoni.

Ju pershëndes përzemërsisht dhe me respekt.

Samet Beqiri

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net