Gjendet i plagosur në autostradën Tetovë – Shkup
Një person i moshës 40 vjecare sot në orët e paradites është gjendur i plagosur në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Grupçin.
Fillimisht i plagosuri është dërguar në Spitalin e Tetovës, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar menjëherë në Shkup.
Ende nuk është zbardhur plotësisht rasti nga zyrtarët shtetërorë.








