Skender Rexhepi: Ali Ahmeti më mirë të hesht - tetova1.com

Skender Rexhepi: Ali Ahmeti më mirë të hesht


skender-rexhepi
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Oct 23, 2014





Njëri nga Nismëtarët e Lëvizjes politike Besa, Skender Rexhepi ka reaguar ndaj Ali Ahmetit, duke thënë ndër të tjera se heshtja do të ishte zgjedhja më e mençur për momentin që do mund të bënte kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, njofton Almakos.

“Ali Ahmeti njëherë “arriti “ që t’i bind shqiptarët, se ai e ka shkatëruar Jugosllavinë, që pastaj të del me një margaritar tjetër se pikërisht ai e ka ndalur ndarjen e Maqedonisë, e që sot të na “befasojë” me deklaratën e tij se “sapo” të hyjë Maqedonia në NATO, ai do të largohet nga politika.

Epo ne po i themi Ali Ahmetit: “Rrini rahat sepse me këtë formacion politik shqiptar që VMRO-ja e ka përballë saj,j u do të duhet të jeni në politikë edhe shumë gjatë”.

Dhashtë Zoti që sa më shpejt të vjen formacioni i ri politik shqiptar, i cili jo vetëm që do t’i rrinë karshi politikave anti NATO dhe antishqiptare të VMRO-së, por do ta kthejë krenarinë dhe mirëqenien e shumëpritur të shqiptarëve të Maqedonisë”, - shkruan Skender Rexhepi.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net