Ndalohet qarkullimi i kamionëve në magjistralen Gostivar- Mavrovë
Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve të rënda në Strazhë.
Rrruga Gostivar – Strazhë dhe Gostivar – Mavrovë është ndaluar për qarkullimin e kamionëve dhe automjeteve të tjera të rënda. Në këto akse rrugore komunikacioni zhvillohet pa problem për veturat, por rekumandohet vozitje e kujdeshme.




