Vjedhje me vlere prej 43.900 euro në Tetovë - tetova1.com

Vjedhje me vlere prej 43.900 euro në Tetovë


policia
Kategoria: Kronikë

Postuar më: Sat, Oct 25, 2014





Policia ka njoftuar se janë vjedhur 43.900 euro dhe stoli ari nga shtëpia e AM (67) që gjendet në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë.

Sipas të dhanëve, person i panjohur diku në mes të orës 9 dhe 20 derisa nuk ka pasur asnjë antar të familjes në shtëpi kanë thyer derën me dhunë dhe më pas kanë marrë paratë dhe stolitë e arit.

“Sipas pronarit të shtëpisë janë vjedhur gjithësej stoli ari dhe para me vlerë 43.900 euro. Policia po kryen hetimet dhe po kërkon keqbërësit”, deklaroi zëdhënësi i policisë të Tetovës, Marijan Josifovksi.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net