Mungesa e opozitës çon në formimin e partive të reja - tetova1.com

Mungesa e opozitës çon në formimin e partive të reja


shqiptaret
Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Tet 26, 2014





Analisti politik Mersel Bilalli shpjegon formimin e partive të reja shqiptare me mungesën e një “opozite të vërtetë” te shqiptarët në Maqedoni.

Duke folur për DW, analisti thotë se blloku shqiptar ka më shumë se kurrë nevojë për t’u rifreskuar, sepse “strukturat ekzistuese janë larguar shumë nga logjika politike dhe nga qytetarët”.

“Mendoj se këto struktura janë të lodhura dhe ndodhen një kohë të gjatë në politikë. Madje, nuk e kemi të qartë se cila parti është në pushtet dhe cila është në opozitë. Prandaj duhet të një strukturë të re e cila do të luante rolin e opozitës”, vlerëson Bilalli.

Po kështu vlerëson edhe analisti maqedonas Petar Arsovski, i cili mendon se pakënaqësia politike e shqiptarëve krijon hapësirë për një parti të re shqiptare.

“Ky opsion do të jetë sigurisht më radikal nga BDI dhe PDSH, dhe madje mendoj se do të përbëhet jo vetëm nga platforma etnike, por edhe nga postulate fetare dhe ideologjike”, thotë Arsovski për DW.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net