Shkëndija e Koznikut kthehet me fitore nga Turnova - tetova1.com

Shkëndija e Koznikut kthehet me fitore nga Turnova


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Die, Tet 26, 2014





Skuadra e Shkëndijës nga Tetova i është kthyer fitoreve në kampionatin e Maqedonisë në futboll. Kuqezinjtë e trajnerit Ardian Kozniku kanë shënuar fitore si mysafire e Turnovës me rezultat 0-1, ndërsa golin e tre pikëve e shënoi sulmuesi kroar Bojan Vrucina në minutën e 68-të të takimit. Ndeshja është zhvilluar të dielën pasdite në Turnovë afër Strumicës në kuadër të javës së 12-të të kampionatit vendor. Pas kësaj fitore Shkëndija vazhdon të gjendet në vendin e tretë, por tash me 21 pikë, një më pas se vendi i dytë Rabotnicki dhe tetë më pak se lideri Vardari. Rabotnicki i Taulant Sulejmanit ka deklasuar Teteksin në Tetovë, duke e mundur me rezultat 5-1. Edhe pse nuk ka shënuar gol Sulejmani ishte ndër lojtarët më të dalluar te “romantikët” nga Shkupi. Vardari shënoi fitore minimale kundër Bregallnicës me rezultat 1-0 me goli e vetëm të lojtarit azerbajxhanas Dashjan në pjesën e parë. Metalurg dhe Pelister janë ndarë pa fitues dhe pa gola, 0-0./lajm/

Rezultatet, java e 12-të
Vardar-Bregallnica 1-0 (Dashjan 34’)
H.Turnovo-Shkëndija 0-1 (Vrucina 68’)
Metalurg-Pelister 0-0
Teteks-Rabotnicki 1-5 (Bozhinovski 11’ (B), Stojkov 29’, Altiparmarkovski 64’, 69’, 79’, Curlinov 86’ (R)).
Renova-Sileks 2-2 (dje)

 

Renditja: Vardar 30, Rabotniçki 22, Shkëndija 21, Metalurg 18, Sileks 18, Pelister 17, Horizont Turnovo 15, Renova 13, Bregallnica 8, Teteks 2 pikë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net