Atilla Rexhepi kokë më kokë me Ali Ahmetin (FOTO)
Kryetari i tanishëm i degës së Tetovës, dr.Atilla Rexhepi shihet në një foto duke diskutuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.
Takimi si duket është realisuar në një ordinancë në Kërçovë ku pjesë në foto janë edhe drejtori i spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe një mjek nga Kërçova.
Ende nuk dihet saktë se kur ka ndodhur takimi, mirëpo fotoja është postuar në Facebook mbrëmë.
Dje për opinionin publik është bërë e ditur se në BDI-në e Tetovës janë duke u bërë përgatitjet për zgjedhje brenda degës e që Rexhepit i rezikohet shumë pozita në të cilën është.
/tetova1/









