Dy gostivaras kapen në Sarajevë me heroinë - tetova1.com

Dy gostivaras kapen në Sarajevë me heroinë


arestime
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Oct 30, 2014





Shtetasit e Maqedonisë, Shaban H. dhe Idriz Sh. nga Gostivari janë arrestuar me më shumë se një kilogram heroinë në stacionin ndërurban të autobusëve në rr. “Put zhivota” në komunën Novo Saraevo. “Pjesëtarët e Sektorit për luftë kundër abuzimit të drogave pranë MPB-së në kantonin e Sarajevës, e kanë zbuluar drogën tek Shaban H. me të cilin në shoqëri ka qenë edhe Idriz Sh. Vlera e drogës në treg është prej 30 deri në 50 mijë marka të konvertuara, varësisht nga ajo se me cilën substancë përzihet”, deklaroi Irfan Nefiq zëdhënës i policisë së Sarajevës. Heroinën, Shaban H. e ka mbështjellur me ndihmën e një rripi rreth trupit. Për një shumë të caktuar të parave, detyra e tij ka qenë vetëm që ta dërgojë drogën deri në Sarajvë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net