Selmani: Në PDSH po ndodh plakje politike e Menduh Thaçit - tetova1.com

Selmani: Në PDSH po ndodh plakje politike e Menduh Thaçit


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Oct 30, 2014





Në një intrervistë për “Zhurnal”, ish kryetari i DR-së Imer Selmani ka komentuar edhe ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me PDSH-në ku ishte edhe nënkryetar i saj .
“Në politikë askush nuk është i pazëvendësueshëm, as si subjekt politik, por edhe më pak si person. Kështu çdo gjë ka një kufi. Një person sado i fuqishëm e ka zenitin e vet dhe lodhjen ose plakjen politike. Në PDSH është duke ndodhur vazhdimisht lodhje dhe plakje politike e kryetarit Menduh Thaçi. Ndërsa, z. Ziadin Sela tentoi me shumë fuqi dhe vullnet për të bërë ndryshime në PDSH por aq sa shohim nuk ia arriti që këtë ta rezultojë me ndryshime në Kongres. Selës i mbetet që të formojë një subjekt politik që edhe mund të ketë platformë të ngjashme me PDSH-në. Të gjitha partitë politike kanë 90 për qind program të ngjashëm. Dallimi është më pas se si menaxhohet politikëbërja. Është koha që Sela të shpalosë deri në fund konceptin dhe programin të cilin do të synojë edhe elektoratin që për 10 vjet ka votuar PDSH-në, ose që është më pak i përcaktuar”, deklaroi Selmani. /tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net