Qeveria e Maqedonisë është sulmuar me “top dore”?
|
Sulmi mbi godinën e Qeverisë, sipas të gjitha gjasave, është kryer me granatahedhës të llojit RPB-6, ose i njohur si “top dore”. Kështu shkruan në numrin e sotëm gazeta “Dnevnik”, duke iu referuar deklaratave të ekspertëve të sigurisë. Ky lloj i armës është përdorur gjatë luftërave që janë zhvilluar në territorin e ish-Jugosllavisë, si dhe në konfliktet që tani po zhvillohen në Lindjen e Afërt. Sipas gazetës, arma e përdorur këtë herë është e njëjtë me atë që ishte përdorur në vitin 2007, kur Qeveria, poashtu u sulmua nga distanca me granatë. Ndërkohë, gazeta “Utrinski vesnik” shkruan se arma e tillë mund të përdoret vetëm nga profesionistë.
















