Deputetët e opozitës përfituan 314 mijë euro, edhe pse në bojkot - tetova1.com

Deputetët e opozitës përfituan 314 mijë euro, edhe pse në bojkot


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Nën 1, 2014





Deputetët e opozitës maqedonase kanë përfituar 314 mijë euro edhe përkundër bojkotit dhe heqjes dorë nga mandatet.

Kjo u bë e ditur sot nga gazeta “Dnevnik”, e cila ka kalkuluar me pagat e 31 deputetëve të opozitës, të cilët nuk njohin zgjedhjet dhe po bojkotojnë për gjashtë muaj Parlamentin.

Sipas llogaritjeve, në llogaritë bankare të çdo deputeti deri tani kanë hyrë rreth 7 mijë euro për gjashtë muaj. Koificienti i rrogave të deputetëve arrin prej 3.5 deri në 4.00, ashtu rroga e një deputeti shkon në së paku 73 mijë denarë apo rreth 1200 euro. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net