“JUGOHROMI” nuk do të mbyllet! - tetova1.com

“JUGOHROMI” nuk do të mbyllet!


jugohromi4
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Nov 1, 2014





Fabrika e Jugoghromit në Jegunovcë nuk do të mbyllet, por do të punojë me kapacitet jo të plotë. Kështu ka vendosur qeveria në mbledhjen që ka zgjatur deri në mesnatë. Siç mëson Alsat-M, dy nga oxhaqet më të mëdha të kombinatit do të jenë jashtë përdorimit deri në përmbushjen e standardeve ekologjike ndërsa nga puna do të largohen përkohësisht vetëm se 100 punëtorë. Në rast të mos përmbushjes së kritereve atëherë do të pasojë vendimi për mbylljen e tërësishëm të këtij gjigandi që vlerësohet si ndotësi më I madh I ajrit në rajonin e Pollogut. Me kërkesën për mbylljen e fabrikës dje dolën edhe organizatat joqeveritare të cilat paralajmëruan bllokim rrugës dhe protesta para qeverisë në rast të mos mbylljes së fabrikës. Alsat-M mëson për qëndrime të ndryshme edhe mes partnerëve qeveritar. BDI-ja ishte për mbylljen e fabrikës ndërsa VMRO-ja kundër për shkak të premtimeve parazgjedhore dhënë banorëve të Jegunovcit, pjesa dërrmuese e të cilëve janë të punësuar në “Jugohrom”. Alsat-M

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net