Tetovë: Kontrolle të mëdha policore në trafik - tetova1.com

Tetovë: Kontrolle të mëdha policore në trafik


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Nën 1, 2014





Policia gjatë aksionit të djeshëm kontrollues të 620 automjeteve-autobusë, taksi furgonave, dhe taksi automobilave në Tetovë ka shënuar 37 shkelje, informon zëdhënësi i SPB-së në Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas tij, 42 prej këtyre automjeteve të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve janë dërguar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik, me ç’rast tetë prej të dërguarve nuk janë paraqitur për shkak se do të dënohen me nga 400 euro në kundërvlerë të denarit.

“Nga shkeljet e tjera katër automjete kanë qenë me parregullsi teknike, pesë kanë qenë me paisje të paplotë ose të dëmtuar, në katër raste ka pasur mosmbajtje të rripit, patentë shoferi e skaduar është vërejtur në pesë raste, shkarkime dhe mosmbajtje të patentës së shoferit me nga një rast. Për sanksionim të shkeljeve janë përgatitur pesë ftesa për pagesë të gjobës, ndëra për të gjitha të tjerat janë përgatitur urdhëresa pagesore”, deklaroi Josifovski.

Ai potencoi se ky është kontrolli i dytë i autobusëve, furgonave dhe taksi automjeteve të cilët merren me transportin publik të udhëtarëve me qëllim dhe përmbajtje të njëjtë – për ngritje të sigurisë së udhëtarëve dhe aspak siguri në komunikacionin e Tetovës./lajm

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net