Incident në Shkup, 20 veta rrahin 2 të rinj
Dy të rinj nga Shkupi janë sulmuar fizikisht nga një grup personash të paidentifikuar. Incidenti ka ndodhur përpara Barnatores Bujqësore në Shkup.
Sipas njoftimit të MPB-së, një grup prej 20 personash ka sulmuar pa shkak dhe pa arsye dy të rinjtë, njërin prej të cilëve madje duke e therur me thikë në kofshë.
Policia është në kërkim të sulmuesve.





