Gostivar, keqtrajtohet nga ish-bashkëshorti, tenton vetëvrasjen - tetova1.com

Gostivar, keqtrajtohet nga ish-bashkëshorti, tenton vetëvrasjen


Gostivari1
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Mar, Nën 4, 2014





Policia ka shoqëruar një person pasi ish-bashkëshortja e tij e denoncoi për dhunë. Policia lokale bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 të ditës së djeshme, në Gostivar.

Shtetasja 34-vjeçare ka denoncuar në polici dhunën që ndaj saj kishte ushtruar ish-bashkëshorti 26 vjeç.
Ai shkoi në shtëpinë e saj dhe hapi derën me forcë, u fut brenda dhe nisi ta fyejë atë dhe fëmijën e mitur, ndërsa më pas i vërsulet me grushte dhe shqelma.

Pasi policia arriti në vendngjarje, viktima tentoi vetëvrasjen me thikë, por u ndalua nga policët.

Ndaj dhunuesit do të ngrihet kallëzim penal për dhunë familjare.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net