Mustafi në formacionin e Evropës
Mbrojtësi shqiptar me dy golat e tij për Valencian ka arrit të futet në formacionin më të mirë të ligave kryesore të Evropës.
Shkodran Mustafi, vitin e kaluar ka qenë disa herë në formacionin më të mirë të Evropës me paraqitjet te Sampdoria në Seria A, këtë vit ai sërish është në formacionin më të mirë të ligave kryesore me paraqitjet te Valencia.
Duket se dy golat dhe paraqitja stabile në mbrojtje kanë mjaftuar që shqiptari me pasaportë gjermane të jetë pjesë e formacionit më të mirë të Evropës.
Lojtari më i mirë është zgjedhur Alexis Sanchez, kurse ai së bashku me Cristiano Ronaldon qe dy javë radhazi e udhëheqin sulmin.




