Selmani: Nëse preken gazetarët, vuan e gjithë shoqëria
|
Nëse cenohet liria e shprehjes, cenohet edhe demokracia. Nëse preken gazetarët, preket e gjithë shoqëria. Këto komente janë bërë nga kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, i cili ka komentuar parimet e Deklaratës për Lirinë e Mediave.
Ai ka thënë se këtu nuk përfshihen vetëm gazetarët, por edhe opinoni i gjerë.
“Deklarata krijon mundësinë që bashkë të lobojmë për çështje në interes tonë dhe vullnet tek ata që sjelin vendime, të bëjmë presion ndaj tyre. Deri tani për këto çështje kemi lobuar tek faktori ndërkombëtar dhe si duket më lehtë po merremi vesh me ta, sesa me Qeverinë”, ka thënë Selmani.
Maqedonia është kritikuar vazhdimisht për shkeljen e të drejtave të gazetarëve dhe për instalimin e një klime që diskriminon mediat.





