UEJL zgjedh kryetarin e studentëve në mënyrë demokratike - tetova1.com

UEJL zgjedh kryetarin e studentëve në mënyrë demokratike


uejl1
Kategoria: Arsim

Postuar më: Mar, Nën 4, 2014





Në UEJL nga 25 Tetor deri në 01 Nëntor janë zhvilluar Zgjedhjet Studentore, në këtë proces të hapur dhe demokratik të drejtë vote kanë pasur të gjithë studentët e UEJL-së në të dyja kampuset Shkup dhe Tetovë . Në këto zgjedhje studentët e secilit fakultet kanë votuar për përfaqësuesin e tyre duke zgjedhur kështu anëtarët e rinj të Parlamentit Studentor dhe Asocionit të Studentëve, kurse për pozitën Ombudsperson (Avokatin Studentor) është dashur të votojnë që të gjithë studentët e universitet në studime deridiplomike si dhe postdiplomike .

44 kandidat kanë aplikuar për Parlament ku secili fakultet ka zgjedhur tashmë përfaqësuesin e tyre ,kurse 8 kandidatë kanë garuar për pozitën e vetme të Ombudsperson (Avokatin Studentor.)

Komisioni Monitorues i Zgjedhjeve për Parlament dhe Asocionit Studentor (PSA) ka shpallur rezultatet, ku studentët i kanë dhënë bindshëm autoritet për pozitën e Ombudsperson studentes Arbnora Zhuta , e cila në këto zgjedhje studentore ka garuar me dy kandidatura dhe po me të dyjat është shpallur fituese. Anëtarët e ri të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, do të takohen javën e ardhshme për trajnim dhe për të zgjedhur kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe koordinatorët.

Arbnora Zhuta

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net