Cilat janë kërkesat e “EcoGuerilla”
Shoqata “EcoGuerilla” ka lëshuar një kumtesë me kërkesat e tyre kundër ndotjes së qytetit të Tetovës.
Ja dhe kërkesat:
1. Qeveria të anulojë vendimin skandaloz për lejimin e Jugohromit të punojë edhe dy vite, edhe pse nuk ka përmbushur asnjë obligim për vënien e filtrave gjate afateve që deri më tani i janë dhënë këtij kombinati.
2. Qeveria të sjellë vendim të ri me të cilin urdhërohet pauzimi i pjesës ndotëse të Jugohromit në afat gjashtëmujor, një periudhë e mjaftueshme për vënien e filtrave. Brenda kësaj periudhe, të detyrohet Jugohromi të mos lëshojë asnjë punëtor nga puna në këtë kombinat. Në këtë drejtim i inkurajojmë edhe subvencionet apo ndihmën nga ana e Qeverisë – si për sigurimin e punëtorëve (vendit të tyre tëpunës) ashtu edhe për vënien e filtrave.
3. Urgjentisht të zgjidhet çështja e deponive të egra në rajonin e Pollogu. Me këtë çështje do të merremi më intenzivisht pasi të zgjidhet Jugohromi si ndotës më i madh.
4. Për arsye se amvisëritë po ashtu njihen si ndotës të ambientit, kërkojmë nga Qeveria të subvencionojë me 33 % faturat e rrymës gjatë sezonit të ngrohjes, me qëllim të zvogëlimit të përdorimit të lëndëve djegëse, si drunjve dhe qymyrit.
5. Inspektoratet qeveritare dhe komunale të mbrojtjes së mjedisit të ndëshkojnë konform ligjeve në fuqi të gjithë ato persona që ilegalisht ndezin goma dhe materiale tjera në komunën e Tetovës, Tearcës, Zhelinës, Jegunocit, Bogovnjës dhe Bërvenicës





