Mirsad Ndrecaj: “Shumë matrapazë dalin e thonë kinse janë shpëtimtarë të Iliridës” - tetova1.com

Mirsad Ndrecaj: “Shumë matrapazë dalin e thonë kinse janë shpëtimtarë të Iliridës”


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Nën 5, 2014





Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Mirsad Ndrecaj, i njohur më nofkën “NATO”, ka reaguar ashpër ndaj profiterëve të pas luftës së 2001-ishit në Maqedoni, apo siç i quan ai mashtruesit.

Ja se çfarë shkruan ai në profilin e tij të facebook-ut:

Çështja e shqiptarëve të Iliridës nuk e ka çelësin në Kosovë as në Shqipëri, se sikur të ishte në duart e Kosovës apo Shqipërisë ajo do të zgjidhej në vitin 2001.

Këta hajdutë që dalin e thonë ne jemi zgjidhja e shqiptarëve të Maqedonisë s’janë gjë tjetër pos hajdutë, profiterë dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve që nuk ia kanë kanë dashur kurrë të mirën Shqiptarëve.

Në vitin 2001 ne ishim argatë tek vëllezërit shqiptarë në Ilirid dhe tani neve nuk na takon që të ju tregojm se ku duhet të veni dritare apo ku të leni derën. Ajo është çështje e popullit të Iliridës.

Në Republikën e Iliridës sa matrapazë e sa profiterë dalin kinse janë shpëtimtarët e Iliridës, Zoti i ruajt shqiptarët nga këta fundrrina nga këta hajdutë që e shpallin veten edhe Gjeneral të Iliridës.

Sa ma larg këtyre mashtruesve e hajdutëve.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net