RDK-Tetovë mbështet protestat kundër ndotjes së ajrit nga “Jugohrom”.
Në përkrahje të protestës së ditës së premte kundër ndotjes së ajrit nga “Jugohrom” ka dalë edhe dega e RDK-së, Tetovë. Në kumtesën e kësaj dege thuhet:
“Ftojmë të gjithë simpatizantët, përkrahësit dhe qytetarët e ndërgjegjshëm ti bashkohen protestës së nesërme në sheshin e Tetovës, me qëllim pengimin e ndotjes kancerogjene që po i’u bëhet qytetarëve. Pas gjithë atyre manipulimeve që po bëhen me këtë popull si papunsia, korrupsioni, arrestimet, tani po na ngulfatin edhe me ajër të papastër. Nesër ora 13:00 tek sheshi “ILIRIA”.”














