Arrestohet i riu maqedonas sepse vendosi flamurin e GRI-së - tetova1.com

Arrestohet i riu maqedonas sepse vendosi flamurin e GRI-së


gardaeilirides
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Nov 7, 2014





Garda e Republikës së Iliridës rezulton një mashtrim ku përfshihen edhe të rinj maqedonas. Policia ka arrestuar shtetasin Kristian S. (18), i cili vetëm një javë më parë do të njoftonte policinë se ishte ndaluar nga patrulla e Gardës së Republikës së Iliridës.

Arsyeja për arrestimin është tentimi i 18-vjeçarit që në shtizën me flamurin shtetëror të Maqedonisë në lagjen Çento të Shkupit, të vendosë një flamur të zi me mbishkrimin e Gardës.
Banorët e lagjes kishin njoftuar menjëherë policinë e cila në shtizën e flamurit ka gjetur një cohë të zezë me mbishkrimin e Gardës.

Në bazë të dhënave që ka siguruar policia, është mësuar se autori i vendosjes së flamurit të Gardës së Iliridës është i riu maqedonas, Kristian S.

Ai dyshohet gjithashtu se ka ngjitur në muret e Bashkësisë Lokale të fshatit Inxhikovë disa mbishkrime me emrin e Gardës së Iliridës.

Kundër të riut maqedonas do të ngrihet kallëzim penal për “nxitjen e urrejtjes nacionale, racore dhe fetare”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net