‘Bomba e Zaevit a ka lidhje me rastin e montuar politik ‘Monstra’?
|
Cila mund të jetë ‘bomba’ e Zaevit? Për këtë flet njëri nga Nismëtarët e Lëvizjes Politike Besa, Skender Rexhepi, i cili flet për dyshimet që shpërfaqin…
Njëri nga Nismëtarët e Lëvizjes Politike Besa, Skender Rexhepi për Almakos ka komentuar deklaratën e kreut të opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili tha se ka argumente që Gruevskin do ta çonin për dy ditë të tërhiqet nga politika.
Më poshtë Almakos ua sjell deklaratën e plotë të Rexhepit:
“Deklarata e Zoran Zaev se do të dalë me argumente “bombë” kundër qeverisë, në shikim të parë do të kishte konotacion të luftës për pushtet mes partive maqedonase,por fakti që ai këtë e lidhi ngushtë me prishjen e marrëdhënieve ndërnacionale, na len të dyshojmë për këtë “bombë”.
Çfarë “bombë” do të ishte ajo që njëkohesisht e rrëzon qeverinë Gruevski dhe i prish marrëdhëniet ndërnacionale? Skeptikët veçse kanë filluar të mendojnë se kjo bombë ka lidhje me rastin e montuar politik “Monstra”. Nëse dyshimet e skeptikëve vërtetohen, atëherë për shumëkënd në Maqedoni nuk do të ishte “bombë” por KIJAMET”.











