Tetova proteston sot kundër ndotjes së ajrit - tetova1.com

Tetova proteston sot kundër ndotjes së ajrit


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Nov 7, 2014





Pas vendimit të qeverisë për të lejuar që të vazhdojë me punë ‘Jugohromi’ filluan aktivitetet e qytetarëve të Tetovës për ti dal në mbrojtje këtij qyteti nga ndotja e vazhdueshme. Qytetarët janë mobilizuar menjëherë ditën e nesërme pas vendimit të qeverisë, duke vendosur afishe dhe maska mbrojtëse nëpër qytet.

Aktivitetet në Tetovë vazhdojnë edhe sot me organizimin e protestës e cila do të mbahet në orën 13 në sheshin Iliria, ku është paralajmëruar një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve.

Protesta e organizuar nga Lëvizja ekologjike ‘EcoGuerilla’ , fitoi përkrahjen edhe të disa shoqatave tjerapor edhe atë të Myftinisë së Tetovës, disa grupe të tifozëve Ballistëve, studentë të shumtë nga USHT dhe UEJL si dhe nxënësit e shkollave të Mesme, të cilët pritet të ndërpresin mësimet që ti bashkëngjiten 1 ore protestës.

Hoxhallarët do ti bashkëngjiten protestës pas namazit të xhumasë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net