USHT mund të pësojë kolaps financiar?
|
Barra e trefishuar financiare që pritet të bie mbi punëdhënësit për pjesën e pagesave të honorarëve apo me kontrata në vepër. ka vënë në lëvizje edhe institucionet arsimore Prej një janarit të 2015-ës ata duhet të paguajnë 35 për qind të vlerës së honorarëve dhe jo vetëm 10 për qind si deti tani, pasi me ndryshimet e pritshme të politikave fiskale punëdhënësi përveç tatimit personal do të paguajë për secilin honorar edhe sigurimi pensional dhe shëndetësor. Për institucionet me numër të vogël të punësuarish të kësaj kategorie edhe mund të mos jetë problem trefishimi i pagesave që duhet ti jepen shtetit, por për një institucion si Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) i cili ka rreth 700 të punësuar me kontratë, problemi është alarmant. Komplikimet financiare që do të pësojnë prej 2015-ës mund të jenë me pasoja serioze për këtë universitet nëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk ndërmerr diçka për të rehabilituar finaciarisht buxhetin e këtij universiteti. Kompetentë e USHT-së janë vënë në lëvizje dhe siç konfirmon Imbërja Tahiri, përgjegjësi i kontabilitetit në Sektorin e financave të USHT-së, po punojnë në disa drejtime për të përpiluar planin dhe konstruktin financiar të vitit 2015. Tahiti, tregon se konform ndryshimeve të pritshme të politikave fiskale edhe USHT është duke bërë planifikimet e veta. “Jemi duke bërë edhe neve planifikimet tona. Kuptohet se me pagesën e kontributeve të sigurimit pensional dhe shëndetësor rriten edhe shpenzimet për të angazhuarit me kontrata. Prandaj institucioni jonë është në përpilim e sipër të planit përkatës, për të parë se si do të rrjedhin punët më tutje”, deklaron Tahiri përgjigje i kontabilitetit në USHT. Ai, nuk jep detaje se në çfarë drejtimesh punohet,por tregon se për këtë çështje janë në kontakt edhe me MASH-in. Për momentin mbete e pa sigurt nëse shpëtimi mund të kërkohet në gjetjen eventuale të ndonjë formule me të cilën barra fiskale do të ndahej mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, apo janë në kërkim të ndonjë zgjidhje tjetër e cila mund të vinte përmes sigurimit të ndonjë buxheti shtesë nga MASH. “Derisa nuk është përgatitur në tërësi plani dhe konstrukti financiar i USHT-së për vitin 2015 nuk mund të them asgjë me tepër se sa shpjegova më parë”, shprehet Tahiri. Por pavarësisht kësaj, ai konsideron se USHT duhet të ketë ndihmën e MASH-it, pasi është institucioni me numrin më të madh të punësuarve me kontratë. Respektivisht nga 1 120 të punësuar, 672 janë me kontratë, pra janë të punësuar për të cilët USHT prej vitit të ardhshëm përveç tatimit persona, duhet të paguajnë për ta edhe sigurim pensional dhe shëndetësor. Nëse deri tani për këtë kategori të punësuarish, paguhej 10 për qind e rrogës pas dy muajve duhet të paguhet 35 për qind. Përveç kësaj, duhet theksuar se e gjithë barra e honorarëve, sa u takon universiteteve bie mbi ta, pasi MASH nga buxhet vetëm për të pësuarit me marrëdhënie të rregullt pune.
Në USHT 60% e të punësuarve janë me kontratë
“Ministria besoj do të ketë parasysh faktin se 60 për qind e të punësuarve i kemi me kontratë, pasi vetëm 40 për qind e numrit të përgjithshëm të janë të punësuar me marrëdhënie të rregullt pune. USHT numëron 1 120 të punësuar gjithsej” tregon Tahiri. Sipas ndryshimeve të reja ligjore, kontribute shtesë (sigurim pensional dhe shëndetësor) do të paguhet për të gjithë të punësuarit me honorarë dhe kontrata, të cilët marrin të ardhura më të mëdha se 12 paga minimale brenda një viti. Rroga minimale është 9 500 denarë, që do ët thoit se për të gjitha ata që kanë një kontratë honorari më shumë se 114.000 denar në vit punëdhënësi duhet t’ju paguajë jo më 10 për qind të rogës, në emër të tatimit personal por 35 për qind për shkak të kontributeve shtesë për sigurimin pensional dhe shëndetësor. Kjo, vlen për të gjithë honoraristët, në përjashtim të një kategorie të privilegjuar njerëzish e që në Maqedoni janë: sportistët e njohur, funksionarët shtetëror dhe gjykatësit.
/koha/
Titulli origjinal në gazetën KOHA është:
Politikat e reja fiskale problem për USHT-në










