Plaçkitet plaku nga Tearca
|
67 vjeçari A.T nga fshati Tearcë ka denoncuar se të enjten rreth orës 10 në rrugën Marshall Tito në Tetovë duke dalë nga këmbimorja ka takuar 3 persona ku fillimisht njëri i është sulur ndërsa më pas edhe dy të tjerët me ç`rast i kanë marrë 300 euro dhe 6000 denarë dhe më pas menjëherë janë larguar në drejtim të qendrës së Tetovës. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhje të plotë të rastit si dhe identifikim të personave njofton policia.






