Tetovë: Protestuesit i fishkëlluan Artan Grubit
Protestuesit në Tetovë sot i ka provokuar deputeti i BDI-së Artan Grubi me veturën e tij zyrtare duke kaluar mes turmës së protestës për Ajrin e ndotur tek rrethrrotullimi afër VERO-së.
Artan Grubi vinte nga Shkupi për të shkuar në selinë e BDI-së në Tetovë, por kur protestuesit dalluan Grubin filluan të fishkëllejnë kundër tij, por në pamundësi për ta ndaluar, ai arriti të ikë me shpejtësi drejt Reçicës.
Ndryshe Artan Gurbi në kohen e fundit njihet për mega skandalet e shumta dhe nuk gëzon popullaritet edhe tek simpatizuesit e BDI-së. /TetovaSot/





