Në shkollën fillore të Tearcës, rrahje ndërmjet nxënësve shqiptarë dhe maqedonas
|
Dje dhe sot në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” në Tearcë ka ndodhur rrahje ndërmjet nxënësve shqiptarë dhe maqedonas. Për rrahjen e djeshme ka raportuar edhe MPB-ja.
Siç informon MPB-ja, një nxënës 11-vjeçar në oborrin e SHF “Kiril Pejçinoviq” në Tearcë mëngjesin e djeshëm në orën 9 pa arsye dhe shkak, fizikisht është sulmuar nga një grup i nxënësve të cilët kanë filluar ta godasin me grushte dhe shkelma nëpër gjithë trupin.
Pas masave të ndërmarra policia ka identifikuar gjashtë persona të moshës nga 12 vjeç prindërve të cilëve u janë dhënë urdhëresë pagesore për pagesë të gjobës për kundërvajtjen e kryer.
Kurse sipas burimeve të “tetova1.com”, derisa dje nxënësit shqiptarë e rrahën nxënësin maqedonas sot paradite bashkëmoshatarët e tyre maqedonas kanë rrahur një nxënës shqiptarë. Përveç sulmit të kryer, nxënësit maqedonas nëpër koridor thuhet edhe se kanë bërë thirje nacionaliste si “shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë”, “shiparski p…” etj.
/tetova1/










