Edhe Ivanon na uron Ditën e Alfabetit
|
Pas kryeministrit, edhe kryetari i shtetit Gjorgje Ivanon ka uruar shqiptarët për kremtimin e festës së Alfabetit shqip. “Duke e kremtuar Ditën e Alfabetit Shqip në Republikën e Maqedonisë vërtetojmë kultivimin e shoqërisë tonë multietnike dhe respektimin e dallimeve etnike e kulturore.
Festimi i 22 Nëntorit nënkupton ruajtjen e vlerave dhe veçorive kulturore të komunitetit shqiptarë në Republikën e Maqedonisë. Duke i respektuar, përforcuar dhe përparuar marëdhëniet e ndërsjellta, ne kontribuojmë në ndërtimin e bashkëjetesës sonë.
Pasuria e një populli bazohet në respektimin e traditës, trashigimisë gjuhësore dhe kulturore, e cila është bërthama që ne vehte ngërthen të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Duke i respektuar dallimet ne ndëtojmë besimin dhe mirëkuptimin në shoqërinë në të cilën nuk do të ketë paragjykime për dallimet etnike, nacionale dhe fetare” thuhet në urimin e presidentit.
Më tej ai vazhdon se pjesëtarëve të komunitetit shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, dua që të ua uroj Ditën e Alfabetit Shqip, ndërsa të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë fetare dhe etnike në vend dua t’i porosis, që vetëm duke u respektuar mes vete, dhe duke i kultivuar vërtet dallimet mes nesh, do të kontribuojmë në përparimin dhe prosporitetin e Republikës së Maqedonisë.





