Sela i ‘ashpër’ me koncesionerët, mes tyre edhe Lek Bojkut - tetova1.com

Sela i ‘ashpër’ me koncesionerët, mes tyre edhe Lek Bojkut


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Nën 21, 2014





‘Lufta’ e plazheve vazhdon…
Do të pres, nëse Ziadin Sela arrin të shemb gjitha objektet e plazheve, le ta shemb edhe timen. Kjo është porosia e Dilaver Bojkut, i njohur si bosi i Veleshtës dhe njëri nga koncesionistët e plazheve të Strugës, pas paralajmërimit të Ziadin Selës se kanë kaluar kontratat dhe koncesinostët duhet t’i kthejnë plazhet në gjendjen e mëparshme.
Ndërkohë, në një deklaratë për ‘Dnevnik’ Sela ka theksuar lidhur me këtë çështje se, - Kur kanë lejuar që të hapen kafenetë verore, ato u rritën në restorante e motele, the tani Ministria nuk duhet topin ta hudhë vetëm tek unë. Dua t’i rikujtojë se edhe ata kanë përgjegjësi. Do t’i informojë koncesionerët se plazhi duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme, kurse për këtë do të informoj edhe Ministrinë e Transportit. Shkrimin do ta çoj edhe në Qeveri. Kurse, Qeveria do duhet të informojë DAP-in, Inspektoratin Shtetëror të Pazareve, EVN-në se koncesioneve ju ka kaluar afati dhe duhet të merren masa. Tashmë është në pyetje vetëm kur do të marrë vendimin që t’i prishë objektet. Jam i sigurt se ata vetë nuk do të bëjnë këtë. Por, për t’i prishur, më duhen mekanizmat e nevojshme”- thekson Sela, transmeton Almakos.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net