RDK Uron Ditën e Alfabetit Shqiptar
|
Kongresi i Manastirit në të cilin u krijua alfabeti i gjuhës shqipe, ndikoi edhe në zhvillimet e rëndësishme për kombin shqiptar duke shërbyer në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe unitetit ndërmjet shqiptarëve. Rruga e shkronjave tona të arta nuk ka qenë e lehtë por ne si popull ia kemi dale ti mbajmë në drejtimin e duhur, e sot të qëndisim me to urimet për këtë ditë. Brez pas brezi kemi kënduar e shkruar në gjuhën tone të dashur dhe do të vazhdojmë ta pasurojmë me kujdes, pa ia prishur bukurinë. Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Urime 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit, thuhet në Urimin e Këshillit të përkohshëm të RDK-së










